Isco, afër marrëveshjes me klubin gjerman  

31 janar 2023 | 13:43

Isco është gati të nis një aventurë të re, këtë herë në Bundesligë dhe si lojtar i Union Berlinit. Mesfushori spanjoll, ish-lojtar i Realit të Madridit, është afër arritjes së një marrëveshjeje me ekipin gjerman për pjesën e mbetur të sezonit, me opsionin për të rinovuar edhe për një vit.

Union Berlini, i dyti në Bundesligë dhe në garë për titullin me Bayernin, prej ditësh po negocion me lojtarin dhe marrëveshja është afër finalizimit.

Isco do të ketë një ekip të ri më shumë se një muaj pasi mediet spanjolle njoftuan largimin e tij nga Sevilla, vetëm katër muaj pasi iu bashkua skuadrës andaluze të drejtuar nga Julen Lopetegui.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për…