Isco nuk largohet nga Real Madridi

09 shkurt 2018 | 14:45

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka përjashtuar mundësinë që Isco të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ditëve të fundit mediet spanjolle raportuan se Zidane do ta shesë Iscon nëse mbetet trajner i Realit edhe për sezonin e ardhshëm, por, francezi i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet gjatë një konference për media.

“E dua Iscon [në skuadrën time] dhe dua që ai ta kalojë gjithë jetën këtu. Ai është shumë i mirë, këtë e ka treguar dhe gjithmonë do ta bëjë. Gjithçka që është thënë është gënjeshtër, të shohim nëse do të përfundojë më në fund kjo [gënjeshtër për Iscon]”, ka thënë Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin e fundit për…