Ish-ambasadori Dedaj: Haga të reflektojë dhe ta rishqyrtojë Gjykatën Speciale

12 prill 2022 | 13:09

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se Haga duhet të reflektojë dhe ta rishqyrtojë Gjykatën Speciale.

“Dick Marty së pari ra në kurthin e shërbimeve sekrete serbe, duke u furnizuar me dosje serbe të sajuara dhe të fabrikuara në Beograd. Pasi kryen punë me të për ta njollosur UÇK-në, po del se po i njëjti shërbim serb paska bërë plane për ta vrarë, që edhe për së vdekuri Marty t’i shërbejë Serbisë dhe planeve të tyre kriminale për ta njollosur UÇK-në dhe Kosovën…!”.

“Zvicra mike, Dick Marty dhe Haga, duhet të reflektojnë dhe ta rishqyrtojnë kredibilitetin dhe besueshmërinë ndaj Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester City, Yaya Toure ka zgjedhur…