
Ish-ambasadori Dedaj: Të hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike
30 shtator 2021
| 11:35
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka një kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Dedaj kërkon që të hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Osmani është një presidente karrieriste negative, e cila, sipas tij, urren kundërshtarët politikë.
“Vjosa Osmani është një presidente karrieriste negative, urren kundërshtarët politikë, hakmarrëse dhe përçarëse, klanore dhe nepotiste, cinike, megalomane dhe si e tillë ajo është duke dëmtuar unitetin dhe imazhin e Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.