Ish-ambasadori Dedaj: Viti 2022, një vit i mbrapshtë dhe i dështuar për Kosovën

27 shtator 2022 | 11:29

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se viti 2022 është një vit i mbrapshtë dhe i dështuar për Kosovën.

Dedaj ka numëruar në “Facebook” dështimet e qeverisë Kurti.

Ai ka theksuar se ky pushtet ka dështuar në të gjitha aspektet.

“Dështimi i pushtetit në Kosovë, ngecja e procesit të negociatave, injorimi i ngritjes së pagave për mësimdhënësit, ikja e kuadrit profesionist jashtë vendit dhe zbrazja masive e Kosovës, kriza energjetike dhe ngritja e çmimeve, kolapsi dhe nepotizmi në diplomaci, mosnjohja e Kosovës nga asnjë vend, instalimi i monizmit dhe diktaturës, kapja e shtetit dhe shkarkimet politike, tendencat për të kontrolluar policinë dhe drejtësinë, keqpërdorimi i pushtetit për të dëmtuar rivalët politikë, situata e rëndë në veri të Kosovës, gjendja alarmante në shëndetësi,arsim dhe në diplomaci, si dhe shumë dështime të tjera, e bëjnë vitin 2022, si njeri ndër vitet me të mbrapshta dhe me të dështuarit që nga pas lufta në Kosovë”, ka shkruar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi ndryshoi skuadër por, për fatin e mirë të…