Messi: Me Neymarin njihemi përmendsh, Mbappe është një bishë

27 shtator 2022 | 11:26

Leo Messi ndryshoi skuadër por, për fatin e mirë të “pleshtit”, edhe në Paris gjeti partner sulmi fantastik. Së bashku me Neymarin, mikun e tij të vjetër, te PSG gjeti edhe Kylian Mbappe, të tre kanë formuar një tredhëmbësh fantastik.

Ndryshe nga Neymari, Messi ishte më “diplomat” kur u pyet për partnerët e tij të sulmit. “Unë me Neymarin e njohim njëri-tjetrin përmendësh, jemi argëtuar shumë kur ishim te Barcelona. Do të kisha dashur të luaja më shumë ndeshje me të në Spanjë, por jeta kështu është, na bëri që të bashkoheshim në Paris. Kylian është një futbollist ndryshe, është një bishë, është shumë i fortë në duelet një kundër një, është shumë i shpejtë. Ai është një futbollist shumë i kompletuar, këtë po e vërteton prej kohësh, sigurisht është një nga më të mirët në botë”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda…