Ish-ambasadori Delawie: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës?

19 prill 2024 | 15:07

Ish-ambasadori  i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE).

Duke publikuar lajmin për votimin në Asamblenë e KE-së, Delawie e ka shtruar një pyetje.

Ndonëse e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën, ish-ambasadori amerikan e ka pyetur se kur do të hiqet qafe fusnota në emrin e Kosovës.

“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën. Por kur do ta heqin qafe më në fund fusnotën?”, ka shkruar Delawie në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar deklarimin e kryeministrit…