Ish-ambasadori i Holandës: BE-ja po ushtron presion ndaj Kosovës
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka vlerësuar se BE-ja po i bënë presion Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtme –EEAS po bëhet i njëanshëm në procesin e dialogut.
Sipas tij, Serbia është ajo që nuk ka zbatuar disa marrëveshje që janë arritur në procesin e dialogut në Bruksel.
“Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtme –EEAS përmes zëdhënësit Peter Stano ushtron presion mbi Kosovën që të zbatojë ASSM dhe kërkon që Kosova të ndryshojë Kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë. Serbia jo vetëm që nuk e ka ndryshuar kurrë Kushtetutën e saj, e cila pretendon Kosovën si krahinë, duke shkuar në kuadër të 1244-së të tyre të “shenjtë” që nuk eksiton më. Republika Socialiste e Jugosllavisë, gjithashtu nuk zbatoi marrëveshje të ndryshme që i referoheshin kushtetutës së tyre. Diploma universitare është një prej tyre dhe strukturat paralele gjithashtu nuk u shfuqizuan kurrë. Ku e dëgjoj Stano/ Lajçak për këtë. Duke folur për paanshmërinë e EEAS aktuale!.”, ka shkruar ai.



