Ish-ambasadori i Holandës: Pse s’duhet të ketë ushtri një vend i pavarur?

07 dhjetor 2018 | 08:43

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sipas së cilës transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur.

“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multietnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabiq dhe për luftë nxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Nitaj ka…