Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle

18 maj 2025 | 21:37

Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e fundit të “Tosca”-s në Seattle, e kishte në audiencë ish-ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai në një postim në Facebook, tha se Hovenier është një mik i tij i dashur dhe se është një mik akoma më i dashur i Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme Jeff. Amerikanët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten miqtë dhe partneri më i ngushtë strategjik i Republikës së Kosovës”.“Përjetësisht falënderues!”, ka thënë Lahaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inteligjenca ushtarake ukrainase ka paralajmëruar se Rusia planifikon të kryejë…