Ish-banori i BB VIP: Donaldin e ndihmoi futja e Borës

16 shkurt 2022 | 11:31

Fan Club – Ish-banorët e “Big Brother VIP” ishin mbrëmë të ftuar në “Fan Club”, ku komentuan katër finalistët e finales së madhe që do të mbahet më 18 shkurt. Në momentin që po flitej për Donald Veshajn, Ardit Çuni u shpreh se momenti i hyrjes së Bora Zemanit në shtëpi e ka ndihmuar atë në publik.

Sipas këngëtarit të njohur, aktori i humorit ka qenë një ndër lojtarët më të fortë.

“Mendoj se momenti i futjes së Borës në shtëpi e ka ndihmuar Donaldin në publik. Absolutisht dhe loja e tij brenda ka bërë të veten sepse dihet që Donaldi ka qenë një ndër lojtarët më të fortë, ka luajtur në 360 gradë, me emocione të forta, por që ajo ka qenë pikënisja. Ai e ka mbajtur rrugës me lojën e tij, nuk diskutohet”, tha ish-banori i BB VIP.

“Ka luajtur në 360 gradë”/ Ish-banori i BB VIP: Donaldin e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi sonte (e mërkurë) e pret skuadrën e Liverpoolit me…