Ish-banori i “Big Brother VIP”, ndahet nga e dashura

10 shkurt 2022 | 13:43

Ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, në emisionin ‘Pardon My French’ ka folur për raportet me ish të dashurën e tij dhe këngëtaren, Sheila Haxhiraj.

Gjatë kohës që Kledi ishte brenda shtëpisë, ai shprehu pëlqim për këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, por duke mos treguar se është në lidhje jashtë programit.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, në rrjete sociale dhe media u aludua se ai ishte ndarë nga e dashura e tij, gjë të cilën e konfirmoi vetë Kledi.

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë…”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…