Ish-banorja e BBV 2 pranon publikisht se është në një lidhje

31 gusht 2023 | 14:59

Ish-banorja e BBV 2 pranon publikisht se është në një lidhje Mikela Pupa ka qenë një personazh mjaft i komentuar në media sa i përket marrëdhënieve të saj romantike. Mikela ka qenë pjesë e programit “Pëputhen”,  e cila doli çift së bashku me Erionin.  Historia nuk zgjati shumë për dy të rinjtë dhe si arsye e ndarjes së tyre u komentua xhelozia e Mikelës, kur Erioni vendosi të nisë karrierën e tij në muzikë.

Duke lënë çdo gjë pas, Mikela më në fund ka pranuar publikisht se është duke shijuar një lidhje të re. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Mikela i është përgjigjur pyetjeve që fansat kishin për të dhe një ndër pyetjet që ajo ka përzgjedhur për t’ju përgjigjur është nëse ka një lidhje momentalisht dhe shumë shkurt dhe qartë, Mikela ka thënë: “Po”.

Kujtojmë që Mikela ishte së bashku me Efin në shtëpinë e Big Brother si një konkurrent i vetëm dhe më pas produksioni vendosi t’i ndajë në dy konkurrente të ndryshme, ku Mikela u skualifikua ndërsa Efi arriti deri në finale.

Ish-banorja e BBV 2 panon publikisht se është në një lidhje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesinë e Këshillit…