Ish-bashkëluftëtarët e Koshares takohen pas 26 vjetësh: Morina ia kthen dylbitë “Rambos”

05 gusht 2025 | 21:05

Ish-luftëtari i Betejës së Koshares, Artan Morina nga Loxha e Pejës, pas 26 vjetësh është takuar me ish-bashkëluftëtarin e tij, Vesel Aruqin – i njohur me nofkën “Rambo” – nga Rezalla e Skenderajt. Me këtë rast, Morina ia ka kthyer dylbitë e luftës që Rambo ia kishte dhënë gjatë luftimeve në Koshare.

Lajmin e ka bërë të ditur arkivuesi i dokumentacionit të luftës, Esat Shala.

Njoftimi i plotë i Shalës:

“Pas 26 vjetësh, Artan Morina nga Loxha e Pejës takohet me Vesel Aruqin – RAMBON – duke ia kthyer dylbitë që ky i fundit ia kishte dhënë gjatë luftës në Koshare. Për këta dy trima duhet të bëhen filma dokumentarë, sepse kanë shumë për të treguar – gjëra që gjeneratat e reja duhet t’i dinë, për të kuptuar se si erdhëm deri te liria. Respekt dhe mirënjohje për gjithë jetën e tyre.”

https://www.facebook.com/share/v/1FctAnKh7T/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka deklaruar për…