Ish-deputeti Humolli: Lëvizja Vetëvendosje po injoron vullnetin e qytetarëve dhe urdhrin e Gjykatës Kushtetuese

23 gusht 2025 | 15:17

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as këtë javë, përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi formimin e tij brenda 30 ditësh.

Megjithatë, asnjë prej kandidatëve për kryeparlamentar, të propozuar nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori votat e mjaftueshme.

Lidhur me këtë çështje në një pronocim për GazetaBlic, ka reaguar ish deputeti Fatmir Humolli, i cili thotë se LVV-ja po injoron vullnetin e qytetarëve dhe urdhrin e Gjykatës Kushtetuese.

“LVV ja ka intelektual që nuk besoj se bëjnë veprime të pa analizueme. Po e injorojnë qytetarin që përmes votes i ka tregue se duhet me bashkëqeveris ashtu edhe gjykaten kushtetuese po e injoron, pasi që i tregoj se ligjërisht nuk mund të qeveris pa bashkim me partitë tiera”, tha ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se populli i Kosovës vlerëson dhe respekton luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, gjatë mandatit të kaluar ka pasur elemente brenda LVV-së që kanë pasur qëllime për të shkatërruar vizionin e Albin Kurtit për kombin dhe për të ardhmen e Kosovës.“

Populli ynë e vlerëson dhe e don vleren e luftes se UÇK-së. Në mandatin qe kaloj ka pas njerëz te strukturuem brenda LVV-së për me djeg karten e perspektives që e ka pas Albin Kurti për kombin tonë dhe Kosovën në veçanti (së paku të deklaruar publikisht).Veprimet që po bëhen në VV po më duket apo po dëshiroj me besu se po e djegun ketë grup që e kanë djeg kartën e perspektivës”, përfundoi Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator…