Ish-deputeti i Vetëvendosjes nxjerr fotot e Albin Kurtit me Vuçiqi e Bërnabiqin
06 maj 2026
| 11:41
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili ka braktisur dyshen Gërvalla-Peci për të përkrahur Vjosa Osmanin, në një intervistë në Klan Kosova të martën, ka nxjerrë një numër fotografish të kryeministrit Albin Kurti ku shihet me kryeministren serbe Bërnabiq, presidentin serb Vuçiq e ish-emisarin për Dialog, Richard Grenell.
Haxhiu ka thënë se ndonëse Kurti shihet me të gjithë këta në fotografi, nuk mendon se ai është “tradhtar”, meqë Kurti në këto takime e ka mbrojtur interesin e Kosovës. Ish-deputeti i Kuvendit e ka bërë këtë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve dhe fushatës kundër Vjosa Osmanit për një takim në SHBA ku ka qenë i pranishëm edhe Richard Grenell.



