Ish-deputetja e PDK-së: Votimi i LDK-së për Rashiqin, populizëm aksham pazari

10 tetor 2025 | 20:15

Nenad Rashiq është zgjedhur sot në postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Për Rashiqin votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe disa deputetë nga radhët e komuniteteve joserbe.

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar për vendimin e LDK-së për të votuar Rashiqin.

Ajo ka thënë se ky vendim i LDK-së është populizëm aksham pazari.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si e vetëquajtur institucionaliste nuk e shkelë Kushtetutën. Ajo si e tillë shkon #Përtej, bën hop dhe e kapërcen Kushtetutën tok me Gjykatën Kushtetuese. Populizëm aksham pazari”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili-Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, ka…