Ish-deputetja Ismaili: LV-ja asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qëndrueshme

05 dhjetor 2024 | 23:30

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se Lista Serbe duhet ta falënderojë Glauk Konjufcën për disa pikë elektorale që ai, në mënyrë të tërthortë, u ka dhuruar.

“Nga ana tjetër, duket se edhe Milorad Dodik mund të përfitojë diçka politikisht nga bojkoti i vizitës së kryeministrit Kurti në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Është e qartë se nga këto dy manovra politike, njëra në kuvend, e tjetra në rajon, Kosova nuk përfiton asnjë gjë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Sipas ish deputetes së PDK-së, LVV-ja asnjëherë nuk arriti të kombinojë populizmin e vet me politika të qendrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lela ka pranuar të shoh videon për të cilën u…