Ish-drejtori i ATK-së Murtezaj pasqyron rritjen e varfërisë së qytetarëve: Borxhi është dyfishuar
Ish-kandidati për deputet nga PDK dhe ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një postim të fundit në Facebook, ka pasqyruar rritjen e varfërisë së qytetarëve në Kosovë.
Sipas tij, është dyfishuar rritja e borxhit të qytetarëve të Kosovës, ku nëse krahasohet me vitin 20520, rezulton se nga 1 miliard e 182 milion ka shkuar në 2 miliardë e 336 milion euro.
“Javë me parë, Qeveria deklaronte se gjatë qeverisjes se tyre, është rritur pasuria e popullit! Ndërsa raportet zyrtare të Bankës Qendrore tregojnë të kundërtën!
Sipas të dhënave te raportuara nga BQK, borxhi i ekonomive familjare është rritur nga 1 miliard e 915 milion euro sa ishte në vitin 2023, në 2 miliard e 336 milion euro në vitin 2024, pra rritje e borxhit te qytetarëve ndaj bankave për 22 %, apo shprehur ne vlerë nominale, vetem ne vitin 2024 qytetaret kanë rritur borxhet e tyre ndaj bankave për 421 milion euro! Ndërsa nëse krahasojm me vitin 2020, rezulton se kemi dyfishim te borxhit nga 1 miliard e 182 milion në 2 miliard e 336 milion euro! “
Tutje, Murtezaj thotë se trendi i rritjes së kredive ka vazhduar edhe në vitin 2025, sipas raportit të institutit GAP, që i referohet të dhënave të BQK-së!
“Njerëzit hyjnë borgj kur të ardhurat e tyre nuk ju mjaftojnë për të mbuluar koston e jetës, dhe ky është vetëm një indikatorë që dëshmon se populli po shkon drejt rritjes së varfëris!!!
Kosova ka nevojë për ndryshim të politikave ekonomike, duke aplikuar strategji qe vërtet sjellin rritje të zhvillimit ekonomik, rritje të mirëqenies së qytetarëve, dhe mbi të gjitha stabilitet dhe mundësi qe qytetarët të mund të kenë parashikueshmeri për jetën dhe të ardhmen e tyre!”



