Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil bën kallëzim penal ndaj Kurtit e Abazit

05 qershor 2020 | 15:08

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha, ka bërë me dije se ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit nga pozita që ushtronte më herët.

Lajmin e ka bërë me dije Berisha nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

“Ndaj ish-kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp më 13 maj 2020, jo për ‘amelika, amelika’, por për shkak të etiketimit tim si ‘i korruptuar’ edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme”, ka shkruar Berisha.

Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish…

Publiée par Eset Berisha sur Vendredi 5 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi i “revistawho.com” se Agron Llakaj do të kthehet në…