Ish-drejtori i Barçës zbulon të ardhmen e Messit

09 prill 2020 | 20:37

Ish-drejtori i Barcelonës dhe Milanit, Ariedo Braida, dyshon se Lionel Messi do të transferohet në Inter.

Braida, duke folur për Tuttomercaoweb, tha se Leo e do Barçën dhe nuk sheh asnjë arsye që të lërë klubin e fëmijërisë.

“Messi është shumë i lumtur në Barcelonë dhe sinqerisht unë dyshoj se ai mund të largohet nga Barça. Ai e do atë klub, ka qenë si fëmijë dhe fiton shumë, nuk mendoj se ka ndonjë synim për t’u larguar nga Camp Nou”, deklaroi Braida, raporton GE.

Leo deri më tani ka bërë 856 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 697 gola dhe ka dhuruar 289 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë…