Ish-drejtori i Policisë: Ora policore e panevojshme
Ministria e Shëndetësisë po shqyrton masat e reja anti-Covid, teksa shumë vende tjera pavarësisht numrave të lartë të të infektuarve po lirojnë masat.
Në mesin e këtyre masave në Kosovë pritet të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Por, ndryshe nga atje, në Kosovë po planifikohet që ora policore të kthehet nga ora 22:00 deri në mëngjes.
Këtë po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.
Ai thotë se tash kur është dimër ashtu-kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22:00.
“Mendoj që është e panevojshme, edhe ashtu tash është dimër, është ftohtë pas orës 22:00 ka shumë pak njerëz në rrugë. Ndërsa nëse ne vendosim orën policore, prapë një numër më i madh i njerëzve do të jetë nëpër markete, nëpër dyqane për tu furnizuar dhe efekti do të jetë i njëjtë”, tha Qalaj për Klan Kosova.
Qalaj ka kërkuar kujdes më të shtuar nga secili qytetar.



