Ish-eurodeputeti gjerman: Qeveria Kurti duhet ta vazhdojë punën, pastaj të mbahen zgjedhjet

28 prill 2020 | 15:40

Ish-eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka thënë se qeveria Kurti duhet ta vazhdojë punën.

“Jam i bindur se Kosova ka nevojë për Qeverinë e tanishme derisa të përfundojë Covid-19 dhe pas kësaj duhet të mbahen zgjedhjet”.

“Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për t’u siguruar që Kosova është shtet dhe entitet serioz që aspiron të bashkohet në BE”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Fleckenstein është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…