Ish-gjenerali i NATO-s bëhet president i Republikës Çeke

28 janar 2023 | 18:14

Gjenerali në pension i NATO-s, Petr Pavel, është zgjedhur presidenti i ri i Republikës Çeke, duke larguar kundërshtarin e tij populist Andrej Babis.

61-vjeçari mori 57.6% të votave, siç treguan rezultatet fillestare të publikuara nga zyra shtetërore e statistikave, shkruan BBC.

Babis – i cili shërbeu si kryeministër gjatë viteve 2017 dhe 2021 – pranoi humbjen në një fjalim para mbështetësve menjëherë pas shpalljes së rezultateve.

Ish-gjenerali do të zëvendësojë Milos Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.

Balotazhi i raundit të dytë midis Babis dhe Pavel u portretizua si një garë midis oligarkisë populiste dhe demokracisë liberale.

Rezultatet e zgjedhjeve pasojnë një fushatë të dëmtuar nga kërcënimet e supozuara me vdekje dhe dezinformatat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjeneral i lartë i forcave ajrore amerikane ka parashikuar…