Ish i dashuri nuk i ndahet asnjë sekondë Demi Lovatos

21 shtator 2018 | 11:05

Këngëtarja Demi Lovato ka nisur rehabilitimin për ta kaluar gjendjen e mbidozës që përjetoi para dy muajsh dhe një person nuk i është ndarë për asnjë çast.

Burime të “TMZ”-së kanë konfirmuar se Wilmer Valderrama (ish i dashuri) ka qenë pranë saj edhe kur u transferua nga një qendër rehabilitimi te një tjetër me programe të veçanta.

Demi ka disa kohë që është zhvendosur në një qendër në Chicago dhe Wilmer ka shkuar në ditët e vizitave për ta takuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi dhe Hailey Baldwin kanë vazhduar turneun e tyre…