Ish i dërguari i NATO-s në Shkup: Maqedonia duhet t’i falënderohet Ali Ahmetit

07 janar 2019 | 12:04

Ish i dërguari i NATO-s në Maqedoni pas luftës së vitit 2001, Nikolas Bigman, në një letër të shkruar enkas për ditëlindjen e 60-të të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka lartësuar figurën e udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai ka theksuar se Maqedonia duhet t’i falënderohet Ahmetit për arritjet e fundit.

“I nderuar dhe shumë i respektuar Ali Ahmeti, në ditëlindjen tuaj të 60-të ju dëshiroj fat, sukses, shëndet dhe të gjitha të mirat në dekadat e ardhshme. Edhe pse ka një kohë të gjatë që nuk jemi takuar, unë ju kam në mendje bashkë me kohërat që i kaluam bashkë. Çfarë kohërash ishin ato! Kam përshtypjen se Maqedonia po shkon në rrugën e duhur, dhe besoj se ky shtet ka për t’ju falënderuar juve shumë. Siç duket ky vit do të jetë vendimtar për vendin tuaj dhe ju do të keni rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Te fala juve dhe familjes, Nikolas Bigman”, i ka shkruar ambasadori Bigman liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë klube të Superligës janë përforcuar gjatë fundjavës për sezonin…