Ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit 

07 shkurt 2023 | 22:58

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia javët në vazhdim do të përpiqet të pengojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Ramadani në një postim në Twitter ja shkruar se NATO dhe komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë.

“Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit. Do të përpiqet të fajësoj Kosovën. NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qartë Vuçiqit se kjo nuk do të lejohet, asnjë veprim sigurie nuk duhet të injorohet”, ka shkruar Ramadani.

Ish-inspektori i Përgjithsëm i AKI-së, ka shtuar se Kosova do të punojë 24/7 me partnerët ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste e Serbisë, respektivisht lideri i saj Ivica Daçiq,…