Ish-kancelari gjerman në Beograd: E bombarduam Serbinë pasi pamë gjendjen në Kosovë

24 maj 2019 | 00:27

Presidenti serb, Aleksander Vuciq ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ku ndër të tjera janë pyetur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO’ja.

“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se intervenimi i NATO’s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë  Vuciq, transmeton “Express”.

Ndërkaq ish-kancelari gjerman thotë se ashtu sic është vendosur të bombardohet Iraku e Afganistani, NATO’ja ka vendosur edhe për intervenimin në Serbi, duke e parë gjendjen në Kosovë.

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vednim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për…