Kjo është përgjigja e Sali Berishës ndaj akuzave të presidentit Thaçi

23 maj 2019 | 23:48

“Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi”. Në këtë mënyrë i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive javën e kaluar ka thënë: “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit prej tri dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”.

Berisha në “Opinion” në TV Klan, ka shpjeguar qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike ndër vite për Kosovën.

“Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviqit është ky: Më 22 dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”. Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. Është bërë përpjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete. Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon”.

Berisha tregoi dhe pse ishte arrestuar Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë…