Ish-komandanti i Koshares i bashkohet Kadri Veselit

06 shtator 2019 | 21:33

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe njëherit njëri ndër drejtuesit kryesor të betejës së Koshares, Hisen Berisha, i është bashkuar vizionit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në “Facebook” vet kryetari Veseli.

Postimi i Veselit në “Facebook”:

Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë…