
Ish-komandanti i UÇK-së i përlotur: Luftova për një vajzë që e dhunuan serbët, u hakmora për të
24 janar 2021
| 23:08
Hisen Berisha, i cili ishte komandant në betejën e Koshares ishte i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”.
Aty ai foli për ditët e vështira të luftës.
Me lot në sy, Hyseni tregoi se luftoi për tu hakmarrë për një vajzë Kosove e cila u dhunua nga forcat serbe.
“Jam ndjerë shumë i thyer një moment kur serbët në radiolidhje lëshuan një vajzë të cilën po e dhunonin. Tërë luftën e time e kam bërë për të marrë hak për këtë vajzë. I tmerruam serbët në Koshare”, tha Berisha.