Ish-komandanti Idriz Balaj viziton familjen që furnizoi uniformat e para të “Shqiponjave të Zeza”

22 dhjetor 2025 | 14:02

Ish-komandanti i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza”, Idriz Balaj, ka vizitova familjen Selami Haxhikadrisë, furnizuese e parë e uniformave për Njësinë Speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka treguar përmes një postimi në “Facebook” se si komandant dhe ideator i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza”, në fillim të majit 1998, ka themeluar njësinë brenda Zonës Operative të Dukagjinit, për të vepruar aty ku nevoja ishte më e madhe dhe rreziku më i lartë.

“Situata në terren ishte e vështirë: furnizimi me armatim dhe municion ishte i pamjaftueshëm, lëvizja e të plagosurve dhe e popullatës civile ishte e ndaluar, dhe prania e forcave serbe në pika strategjike e bënte çdo operacion të rrezikshëm. Kjo kërkonte krijimin e një njësie të përgatitur, të disiplinuar dhe të vendosur. Në këtë frymë, pata një bisedë të drejtpërdrejtë me komandantin e ZOD, Ramush Haradinajn, të cilit ia paraqita idenë dhe detyrat që njësia mund të kryente. Ai më dëgjoi me vëmendje dhe më tha: Bëje’. Iu përgjigja se nuk doja lavdi para kohe, por puna do të tregonte gjithçka. Ai më dha mbështetjen e plotë dhe miratimin për themelimin e njësisë”, ka shkruar Balaj.

Ai ka treguar edhe një rast kur për Njësinë Speciale “Shqiponjat e Zeza” ia kishte kërkuar Ramush Haradinajt pantallonat që i kishte pasur vesh, pasi ngjyra e tyre ishte e zezë.

No photo description available.

“Për uniformën e njësisë kërkova një palë pantallona të zeza që ai kishte veshur, dhe pa hezitim më tha: Fal të qofshin’. Uniforma e zezë u zgjodh me qëllim të qartë: për dallim, unitet dhe disiplinë. Ajo nuk ishte vetëm veshje ushtarake, por simbol i seriozitetit, përgatitjes dhe përkushtimit të Njësisë Speciale. Me këtë uniformë, ‘Shqiponjat e Zeza’ u dalluan dhe u njohën për veprim të heshtur, të saktë dhe të vendosur. Familja Selami Haxhikadriut nga Gjakova ishte kontribuese e pazëvendësueshme, duke siguruar uniformat e para dhe materialin e nevojshëm në momentet më të vështira”, ka shkruar Balaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u…