Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
22 dhjetor 2025
| 13:44
Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4400 dollarë për ons për herë të parë.
Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e ShBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët.
Ari e ka filluar vitin me 2600 dollarë për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera.
Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, siç janë argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.
Çmimi i arit është rritur më shumë se 68 për qind këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979, sipas Adrian Ash, drejtor i kërkimit në “BullionVault”.



