Haxhimusa i Ferizajt, “Ylli i Javës” në Superligë

22 dhjetor 2025 | 13:42

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili ka pasur një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa është shprehur i lumtur për vlerësimin si lojtari më i mirë i javës.  “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij jemi përshtatur dhe besoj që në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive. Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të, për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen”, ka thënë Haxhimusa për faqen zyrtare të FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…