Ish-kongresisti amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

01 qershor 2023 | 12:59

Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, ka vizituar prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.

Hall është pritur në odën e familjes Thaçi, nga babai i ish-presidentit, Haxhi Thaçi.

Me këtë rast Hall tha se u ndje i mirëpritur në shtëpinë e ish-kreut të UÇK-së.

Ai shtoi se familjarët u shprehën të shqetësuar për gjykimin e bijve të tyre në Hagë, për çka tha se i mirëkupton. Madje tregoi se ka vizituar edhe një shoqatë të grave të dhunuara gjatë luftës.

Për këtë ai tha se duhet të ketë drejtësi, në mënyrë që të gjykohen krimet e jo të hetohen vetëm krerët e UÇK-së, duke e quajtur këtë drejtësi të njëanshme.

“Qëllimi i vizitës ishte që ta takoja së pari babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, e pastaj edhe familjarët e ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ai (babai i Thaçit) më priti shumë mirë. Mendova se po i bëja një nder, por në fakt ai më bëri mua nder. U ndjeva shumë i mikpritur në shtëpinë e tij”, ka thënë Hall.

Ai ka bërë me dije se është takuar edhe me familjarët e tjerë të liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Jam takuar edhe me familjarët e tjerë të ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ishte një takim shumë i mirë por ata natyrisht se u shprehën të shqetësuar për sistemin e drejtësisë dhe unë i kuptoj plotësisht. Para së të vija këtu, kam vizituar edhe një vend që kujdeset për gratë e dhunuara gjatë luftës. Më lë pa fjalë që 25 mijë vajza dhe gra kosovare janë përdhunuar gjatë luftës. Nuk duket të ketë drejtësi në të dy anët. Njerëzit që kanë kryer këto krime duhet t’i paguajnë ato. Për mua kjo është drejtësi e njëanshme”, ka thënë sh-kongresisti amerikan, Tony Hall.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më pak se dy muaj, është bërë ndriçimi i…