Ndriçohen rreth 100 mijë metra rrugë publike në komunën e Drenasit

01 qershor 2023 | 12:51

Për më pak se dy muaj, është bërë ndriçimi i rreth njëqind mijë (100.000) metra rrugë publike në territorin e komunës së Drenasit, përkatësisht në fshatrat; Tërdec, Abri, Damanek, Krajkovë, Llapushnik, Korroticë, Nekoc, Tërstenik, Polluzhë, Vërboc, Shtuticë, Gllanasellë, Dobroshec dhe Poklek.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva me bashkëpunëtorë, bëri inspektimin e punimeve në lagjen Dvorani në fshatin Tërstenik, dhe jo vetëm, pasi në proces të vendosjes së ndriçimit publik janë edhe shumë rrugë tjera, ku së shpejti pritet të përfundojnë të gjitha rrugët publike në komunën e Drenasit.

Ky projekt, por edhe projekte tjera infrastrukturore janë planifikuar në mënyrë që qytetarët ta kenë sa më të lehtë kryerjen e çdo shërbimi në fshatin, vendbanimin ku jetojnë.

Mbetemi të përkushtuar në realizimin e projekteve në të mirën e përgjithshme, për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë,…