Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës qëllohet me armë zjarri në qendër të Madridit

09 nëntor 2023 | 20:53

Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës në rajonin e Katalonjës është qëlluar me armë zjarri.

Alejo Vidal-Quadras, 78-vjeç u qëllua në zonën e njohur të Salamanca në qendër të Madridit. Mediat e huaja shkruajnë se është dërguar menjëherë në spital. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia ishte në kërkim të një motoçiklisti që mbante një helmetë të zezë, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes.

Sakaq zona është rrethuar nga policia dhe po bëhen kontrolle për të zbuluar kush qëndron pas ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Izraeli do të fillojë të zbatojë “pauza humanitare” katër-orëshe në…