Ish-kryeministri pakistanez dënohet me shtatë vjet burgim

24 dhjetor 2018 | 12:07

Një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan ka dënuar ish-kryeministrin e këtij vendi, Nawaz Sharif me shtatë vjet burgim, nën akuzat për posedim të aseteve përtej burimeve të njohura të të ardhurave.

Gjykata në Islamabad e ka bërë këtë njoftim më 24 dhjetor, teksa e ka shpallur fajtor për vetëm një nga dy rastet, për të cilat është gjykuar.

Sharifi në anën tjetër ka mohuar çdo keqbërje.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim në muajin korrik për blerje të banesave luksoze në Londër.

Sharifi pati apeluar këtë dënim dhe është liruar me kusht në muajin shtator.

Pas vendimit të 24 dhjetorit, gjyqtari ka urdhëruar autoritetet ta dërgojnë Sharifin në burgun Adiala afër Islamabadit, ku ishte burgosur ai fillimisht.

Sharifi është larguar vitin e kaluar nga zyra, pasi nuk i është lejuar të udhëheqë për herë të tretë si kryeministër. /Rel/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në…