Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan nesër i bashkohet PDK-së

08 shtator 2019 | 23:30

Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjanit dhe eksperti për ekonomi e financa, Selatin Retkoceri, nesër (e hënë) në orën 10:00 pritet t’i bashkohet PDK-së.

Ai ka kohë që është pa parti, pasi ishte larguar nga udhëheqësia e Vetëvendosjes 8në Lipjan vitin e kaluar.

Po ashtu ai ishte edhe pjesë e Këshillit të kësaj lëvizje.

Retkoceri i kontaktuar nga “Ulpianapress”, ka treguar arsyet e rikthimit në PDK.

“Kam vërejtur të lideri i PDK-së, z.Kadri Veseli se ka filluar furishëm të ballafaqohet hapur me këto dukuri si korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia, ngecja ekonomike dhe shumë dukuri tjera negative në shoqërinë kosovare që ishin dhe janë shëmtia e krejt qeverive dhe pushteteve komunaleve që prej pas lufte e deri sot. Shembujt konkret që filluan brenda oborrit të vet janë shenjat më të mira se lideri i PDK-së iu ka shpallur luftë të gjitha këtyre dukurive që po e shuajnë shpresen dhe perspektiven e rinisë për të jetuar në Kosovë”.

“Po rikthehem në PDK, dhe kam besim në realizimin e krejt premtimeve që ka filluar t’i shfaq kryetari i PDK-së, në tubimin madhështor të prezentimit të listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së. Një listë prej ekspertëve më të mirë që i ka vendi, por edhe pa akuza e procese gjygjësore në proces apo që priten akuza eventuale”, ka thënë Retkoceri.

Rektoceri në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i LV-së për kryetar komune në Lipjan. Ai kishte fituar afro 6 000 mijë vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate e cila është në koalicion parazgjedhor me Aleancën…