Ish-kryetarja e bashkisë në Kaliforni e pranon se ka vepruar si agjente e Kinës

12 maj 2026 | 08:02

Ish-kryetarja e bashkisë së Arcadias në Kaliforni, Eileen Wang, ka pranuar se ka vepruar si agjente e paregjistruar e Kinës, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sipas autoriteteve amerikane, Wang promovonte propagandë pro-Pekinit përmes faqes “US News Center”, pa deklaruar lidhjet me qeverinë kineze, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.

Ajo akuzohet se ka bashkëpunuar me Yaoning Sun, i cili më herët u dënua me katër vite burg për të njëjtën çështje.

Hetimet zbuluan se Wang kishte publikuar materiale që mohonin akuzat për gjenocid ndaj ujgurëve në rajonin Xinjiang.

Pas akuzave, Wang dha dorëheqje nga posti i kryetares së bashkisë. Ajo rrezikon deri në 10 vite burg.

Avokatët e saj thanë se aktivitetet lidhen me jetën personale dhe jo me funksionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Xhevahir Geci,…