Ish-ministri Hasani, Kurtit: Mos u thirr në CEFTA se aty përfaqësohemi si UNMIK

01 prill 2020 | 17:47

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që Kosova në CEFTA përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë, në vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit, të cilat në esencë janë kamuflim i heqjes së vendimit për Taksën 100 për qind, po i referohet marrëveshjes së Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA). Mos iu refero CEFTA’s , sepse Kosova aty përfaqësohet si UNMIK”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

Ish-ministri ka thënë se gjatë kohës së sa ka qenë ministër, në vitin 2017 ka kërkuar tërheqjen nga CETFA deri sa të përfaqësohemi si Republika e Kosovës.

“Edhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj na pati thënë se zyrtarët dhe ministrat që e përfaqësojnë Kosovën si UNMIK nuk kanë vend në Qeverinë e tij. Largimi i taksës dhe zëvendësimi me reciprocitet është i pajustifikueshëm. Kryeministër në detyrë, barazi e dinjitet do të thotë ta përfaqësosh Kosovën me emrin e saj kushtetues: Republika e Kosovës e jo UNMIK”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke iu referuar të shkuarës ku disa shkrimtarë si Shekspiri,…