Konkurs për “Librin e Karantinës”, afati i dorëzimit të dorëshkrimeve deri në 15 maj

01 prill 2020 | 17:43

Duke iu referuar të shkuarës ku disa shkrimtarë si Shekspiri, Çehovi, apo Pushkini, në kohë izolimi i dhuruan lexuesit kryevepra të letërsisë botërore, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë  i fton autorët shqiptarë në një konkurs për krijimtarinë më të mirë nën titullin “Libri i Karantinës”.

Gjinia në konkurrim është në prozë dhe afati i fundit për të dorëzuar dorëshkrimin është 15 maji.

Fituesi do të jetë vetëm një. Do të gjykohet nga një juri me profesionistë të fushës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do t’i mundësojë botimin./ Vizion Plus

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosoës ka identifikuar personin që ka shpërndar panik…