Ish-ministri i Haradinajt ka një mesazh të fortë për Edi Ramën

16 janar 2020 | 09:21

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar pasi kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar padi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është tepër i turpshëm ky veprim i Edi Ramës.

Postimi i plotë i tij:

E kish pas njëri dajën e keq.  Kish pas thanë: -Kur po e kujtoj dajën, edhe nëna po më  mërzitet.

Njëjtë po më duket edhe mua. Kur po e shoh Edi Ramën po më mërzitet Shqipëria.

Tepër i turpshëm  veprimi i Edi Ramës.  Pastaj ta mendosh se në çfarë dite erdhi kjo padi!

Pikërisht në ditën kur Kosova po përkujtonte njërën prej masakrave më të tmerrshme të ndodhura në fundshekullin e kaluar, nga ata të cilët Edi Rama sot i quan miq, e të cilët, vrasjen e 45 civilëve shqiptarë e quajtën “trillim” e ngjarje “të fabrikuar”.

Ndoshta Ramës po i dhemb se Ramush Haradinaj ia prishi planet mikut të tij Vuçiq. Ose po i dhemb edhe injorimi i Kosovës për tu bërë pjesë e lojërave të tij dhe mikut të tij Aleksandër Vuçiq  dhe ëndrrës për Jugosllavinë e re që ai bashkë më mikun e tij po e quajnë minishengeni ballkanik.

Shqiptarët e Shqipërisë do të jenë përgjithmonë vëllezërit tanë. Do të jemi bashkë në të mirë e në të keq. Ti nuk mund ta ndryshosh kurrë këtë fakt.

Të fala nga Kosova  e ti vazhdo e kryeje me zell shërbimin ndaj  mikut tënd, Aleksandrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi,…