Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në mbështetje të Ukrainës me një thënie të politikanit arbëresh

24 shkurt 2024 | 20:30

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus, ka shpërndarë një thënie të politikanit dhe filozofit arbëresh, Antonio Gramshit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook, Hoxhaj ka theksuar se kjo thënie vlen edhe sot në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, për të mbrojtur territorin, demokracinë e vlerat e saj, kundër agresionit dhe fashizmit rus.

” “Bota e vjetër po vdes dhe bota e re përpiqet të lindë: kjo është koha e përbindëshave. Unë e urrej neutralitetin! Unë besoj se të jetosh do të thotë të marrësh anë.” Kështu tha politikani dhe filozofi arbëresh Antonio Gramshi para shumë kohësh, kjo vlen edhe sot në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, për të mbrojtur territorin, demokracinë e vlerat e saj, kundër agresionit dhe fashizmit rus!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka…