Ish-ministri i Shëndetësisë lobon për njohje të reja

05 shtator 2019 | 15:05

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka takuar ish-kryeministrin e Nepalit, Madhav Kumar Nepal, tani kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Nepalit, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Lajmin për këtë takim e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” vet Gashi.

“Gjatë kësaj vizite private po ashtu pata kënaqësinë që me anetarin e Parlamentit z. Sanwa Limbu të bashkëbisedojmë për proceset nëpër të cilat po kalojnë vendet respektive”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LDK-së, Salih Morina, do ta zëvendësojë Florian Dushin…