Ish-modelja e Playboy, kandidate për Presidente në Kroaci

15 tetor 15:12

Një ish-modele e Playboy, Ava Karabatic ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020. 31-vjeçarja e ka bërë publike kandidimin e saj përmes llogarisë në “Instagram”.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më me gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”-dëgjohet Ava të thotë në videon e publikuar.

Në platformën elektorale, Karabatic ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Por, jo vetëm kaq. Ava ka planifikuar gjithashtu të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin, për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç kishte paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar sanksionet…