Ish-nënkryetari i PD-së do të kandidoj në Tiranë, përballë Luzlim Bashës

27 janar 2021 | 14:13

Të larguarit nga Partia Demokratike e Shqipërisë,  Astrit Patozi e Jozefina Topalli, pritet të bashkohen në zgjedhjet e prillit të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur për “Top Channel”, kryetari i Bindjes Demokratike, i cili ka thënë se janë në negociata me Topallin që të garojnë në një listë të përbashkët në këto zgjedhje.

Bindja Demokratike do jetë e para parti politike e cila do zbatojë parimin e listës së hapur për kandidatët e saj në zgjedhjet e 25 Prillit ndryshe nga sa shkruhet në kodin e ri elektoral, ku për të thyer listën e kryetarit duhet të kapërcesh një prag prej 10 mijë votash.

Në garën për të siguruar një ndër 36 mandatet e Tiranës do të jetë edhe Astrit Patozi.

Gara për Tiranën pritet të jetë interesante jo vetëm për shkak të numrit të madh mandateve por edhe për emrat të cilët do përballen.

Në kryeqytet ish nënkryetari demokrat do të ketë përballë Lulzim Bashën të cilit nuk harron t’i ktheje kursin e sulmeve publike për bashkëpunim me Edi Ramën.

Astrit Patozi konfirmon se negociatat me Jozefina Topallin për të dalë bashkë ne zgjedhje nuk janë mbyllur ende duke preferuar të mos japë detaje se pse nuk po mbyllet marrëveshja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore kundër…