Ish-oficeri britanik i KFOR-it dëshmon në rastin e liderëve të UÇK-së në Hagë

13 shtator 2023 | 16:57

Para pak minutash në Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë Doug Young, dëshmitar ndërkombëtar i Prokurorisë së Specializuar, i 25-ti me radhë.

Young, i cili është ish-oficer i ushtrisë britanike kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të Misionit Vëzhgues Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar e më pas edhe në misionin e OSBE-së, për t’u kthyer edhe njëherë në Kosovë pas luftës si pjesë e KFOR-it, në kuadër të së cilit mision, siç ka deklaruar ai në krye të herës ka ndihmuar në krijimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Douglas Young, sipas prokurores Deborah Mayer ka bashkëpunuar me UÇK-në për gjetjen e personave të rrëmbyer nga UÇK-ja dhe kthimin e tyre.

Ky dëshmitar është i treti ndërkombëtar i ZPS-së, pas këshilltarit dhe ish raportuesit të Humans Right Watch, Frederick Abrahams dhe ish-oficerit britanik të inteligjencës Frank Ledwidge të cilët po ashtu kanë dëshmuar në seanca të hapura për publikun.

Dëshmia e Young pritet të zgjasë së paku edhe të enjten, pas përfundimit të pyetjeve rreth 1 orë nga prokurorja Mayer dhe kundërpyetjeve nga ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës është e shqetësuar…