Ish-partneri i JLo habit me fjalët për fëmijët e këngëtares: Janë të…

02 tetor 2022 | 13:30

Edhe pse Jennifer Lopez është martuar me Ben Affleck, Alex Rodriguez vazhdon që ta admirojë dhe respektojë ish-partneren e tij. Së fundmi ai ka treguar suport ndaj këngëtares dhe aktores së famshme, gjatë një interviste.
“Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë”, theksoi ai “Who’s Talking to Chris Wallace?”, teksa po fliste për kohën kur kanë qenë bashkë.

“I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm – u uroj atyre më të mirat”, theksoi më pas ai, duke shtuar me humor: “Unë do të thosha se jam i kënaqur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan”.

Nga ana tjetër, dasma e JLo dhe Ben bëri bujë të madhe. Më herët, Lopez bëri një reagim lidhur me pamjet që dolën nga dasma e tyre teksa ajo ka qenë duke kënduar.
Dyshja thonë se videot u bënë publike pa pëlqimin e tyre dhe thanë se pamjet ishin “vjedhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh…