Ish-portieri i Kosovës: Jam lojtar i lirë

10 gusht 2020 | 12:15

Ish-portieri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bledar Hajdini nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se tash është lojtar i lirë dhe se problemet me dokumentacion i ka rregulluar nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Dua të iu informoj që nga sot jam lojtar i lirë sepse deri sot kam pasur probleme me dokumente të cilat përmes FFK-së i kam rregulluar. E mira e gjithë kësaj është se gjatë gjithë kohës jam përgatitur dhe stërvitur që te rikthehem në nivelet sa me të larta ku edhe kam qenë. Shumë shpejt do të njoftoheni për ekipin tim të ri sepse jam në bisedime me disa skuadra”, ka thënë Hajdini.

Portieri 25-vjeçar ka qenë pjesë e Llapit, Ballkanit dhe Trepçës ’89.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Telekomi i…